Mehmedi ia jep fitoren Wolfsburgut

Mehmedi ia jep fitoren Wolfsburgut
Wolfsburgu ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj Malmos në 1/1 6 e finales në Ligën e Evropës.
Në shtëpi ekipi gjerman e mposhti Malmon me rezultat prej 2 me 1, me golin vendimtar që e shënoi sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, transmeton Koha.net.
Ishin mysafirët ata që e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 47 përmes Thelinit, i cili u tregua i saktë nga penaltia.
Por, pas vetëm dy minutash vendasit barazuan shifrat përmes Brekalos, i cili realizoi nga një asistim i Otavios.
Kurse golin e fitores e shënoi Admir Mehmedi duke shënuar në minutën e 62 pas asistimit nga Arnoldi.
Ndeshja e kthimit zhvillohet më 27 shkurt.
Mehmedi shënon ndaj Malmos
Admir Mehmedi i ka dhënë epërsinë Wolfsburgut ndaj Malmos në Ligën e Evropës.
Futbollisti shqiptar shënoi në minutën e 62 me një goditje me kokë, pas asistimit nga Arnold, për ta çuar rezultatin në 2 me 1, transmeton Koha.net.
Thelin kishte shënuar për mysafirët, derisa për Wolfsburgun shifrat kishte barazuar Brekalo.
Kjo është ndeshja e parë e 1/16 së finales në Ligën e Evropës.
© KOHA

Federata e Karatesë: Spanjollët nuk na lejuan asnjë simbol

Karateistët e Kosovës mbesin jashtë Evropianit në Spanjë

Ibrahimoviqi kthehet te Suedia, por nuk mendon për Evropianin

Telashe për karateistët kosovarë në Spanjë, nuk përfshihen në short për Evropian

Agim Ademi të mërkurën në Polici, të martën u intervistua një zyrtar tjetër i FFK-së

Gjyqtarët në Angli do t’i ndalin ndeshjet për lojtarët që agjërojnë

Kosova U16 pëson disfatë nga Bullgaria

Gjilani në procedurë disiplinore

Policia: Ndaj Agim Ademit nuk ka urdhërarrest, ai intervistohet nesër

Kompletohet përfaqësuesja, Muriqi beson në kualifikim

Norvegjia mbetet pa Haalandin
