Sport

Roma refuzoi Haalandin para dy vjetëve

Roma kishte mundësinë për të transferuar sulmuesin norvegjez Erling Haaland para dy vjetëve, për katër milionë euro, por e lëshoi atë.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori Sebino Nela. Haaland 19-vjeçar po vazhdon të impresionojë botën e futbollit, ndërsa ka shënuar dhjetë gola në shtatë ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë stinor. Ai u transferua në janar për 20 milionë euro nga RB Salzburgu për te Borussia Dortmundi.

“Roma kishte mundësinë të transferonte Erling Haaladin dy vite më parë për katër milionë euro”, ka thënë drejtori i skuadrës së femrave te Roma, Nela për “Radio Centro Suono Sport”. “Ai i ishte propozuar Monchit nga një ish-futbollist i Romës, por klubi e refuzoi, kështu që ai përfundoi te Salzburgu”.