Sport

Atletico në epërsi ndaj Liverpoolit, pa gola në Dortmund

Descriptive Text

Atletico Madridi është në epërsi 1:0 ndaj Liverpoolit pas pjesës së parë në ndeshjen e fazës nokaut të Ligës së Kampionëve. Saul Niguez ka kaluar Atleticon në epërsi në minutën e katërt.

Ai realizoi nga afërsia, pasi lojtarët e Liverpoolit nuk ia dolën të largojnë topin nga zona pas një goditje nga këndi.

Në ndeshjen tjetër të një të tetës së finales në mes të Borussia Dortmundit e Paris Saint-Germainit nuk ka pasur gola në pjesën e parë.