Berisha, lider i ri i Duesseldorfit

Berisha, lider i ri i Duesseldorfit

18 February 2020 21:35

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha ka startuar në tri ndeshjet e fundit të Fortuna Duesseldorfit në Bundesligën gjermane. Duesseldorfi barazoi 1:1 me Eintracht Frankfurtin dhe me Wolfsburgun, ndërsa pësoi 4:1 nga Borussia Moenchengladbachu.

Ndonëse ende në pritje të fitores së parë, Berisha tashmë po llogaritet lider i ri i Duesseldorfit. Sajti “express.de” ka shkruar të martën se tifozët e Fortunas mund të presin paraqitje edhe më të mira nga lideri i ri.

Vetë Berisha ka treguar se synon të përmirësohet vazhdimisht. Ai muajin e kaluar u huazua nga Lazio te Fortuna Duesseldorfi. Klubi gjerman e ka opsionin për ta blerë në verë, transmeton Koha.net.

“Unë do të përmirësojë veten nga ndeshja në ndeshje. Do të luajë më mirë kur të njoh lojtarët më shumë dhe kur të kuptojë se cila është loja e synuar nga trajneri. Më pas do të kontribuojë më tepër për skuadrën dhe do të bëjë më shumë për të fituar ndeshje”, ka thënë Berisha.  

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme