Sport

Kampioni i Evropës kërkon Rashicën

Ylli kosovar i futbollit, Milot Rashica mund të transferohet te kampioni i Evropës, Liverpooli. Kështu ka raportuar të martën mbrëma gazeta e madhe gjermane, Bild.

Sipas burimeve të Bildit, trajneri I Liverpoolit, Juergen Klopp po punon për të transferuar Rashicën nga Werder Bremeni gjatë verës. Përfaqësues të Liverpoolit kanë përcjellur rregullisht sulmuesin e krahut.

Nëse transferohet te gjiganti anglez, Rashica do të duhet të luftojë për hapsirë me tre yjet e sulmit të Liverpoolit, Mane, Firmino, Salah.

Klauzola për lirimin e Rashicës është 38 milionë euro. Por ajo nuk vlenë për klubet gjermane.

Werderi është në krizë të rezultateve dhe gjasat janë të mëdha që Rashica të largohet në verë. Për të po interesohen edhe klube tjera të mëdha evropiane. Te Werderi pranojnë mundësinë e largimit të tij.

Te Liverpooli luan ylli tjetër i futbollit shqiptar, Xherdan Shaqiri.