Sport

Barcelona përgatit ofertën për Lautaron

Barcelona është duke e përgatitur ofertën për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, bën të ditur “Calciomercato” të martën.

Gjiganti i La Ligas nuk do të paguajë 111 milionë euro sa është klauzola për lirim e Martinezit në kontratën e tij me Interin, por shpreson të arrijë një marrëveshje për të paguar me këste dhe të ulë shifrën duke përfshirë në shkëmbim edhe mesfushorin kilian Arturo Vidal.

Argjentinasi 22-vjeçar këtë stinor ka shënuar 12 gola dhe asistuar tre tjerë në 21 ndeshje në të gjitha garat.