Mbrëmja e MMA-t në Singapor do të organizohet pa shikues

Mbrëmja e MMA-t në Singapor do të organizohet pa shikues

18 February 2020 12:40

Promocioni i Arteve Marciale të Përziera (MMA), One Championship ka njoftuar se ngjarja e 28 shkurtit në Singapor do të mbahet, por me dyer të mbyllura, për shkak të shqetësimeve nga përhapja e koronavirusit.

Në Singapor janë regjistruar 77 raste me koronavirus, që është një prej shifrave më të mëdha jashtë Kinës. Nga koronavirusi kanë vdekur mbi 1800 persona.

One Championship në faqen në Facebook ka njoftuar se tifozët që kanë blerë bileta për të shikuar ngjarjen në stadiumin me 12 mijë ulëse në Singapor, do të rimbursohen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme