Sport

Lotito përgëzon Inzaghin

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka përgëzuar trajnerin Simone Inzaghi që ka bërë të gjithë te Lazio të ndjehen të rëndësishëm.

Lazio është duke luftuar për titull të Serie A. Pas 24 xhirove zë vendin e dytë me 56 pikë, një më pak se lideri Juventusi. Lotito ka përgëzuar punën e trajnerit Inzaghi.

“Simone ka kuptuar shumë gjëra dhe është përmirësuar në këto vite bashkë. Ai ia ka dalë dhe rezultatet janë aty për t’u parë. T gjithë ndjehen të rëndësishëm dhe të domosdoshëm te Lazio. Ata e kuptojnë se trajneri do t’i shoh. Lojtarët janë duke e shpërblyer atë duke dhënë çdo gjë nga vetja”, ka thënë Lotito përcjell “Il Messaggero”.

Lotito po ashtu ka shtuar se tifozët neutralë në Itali janë për Lazion që të fitojë titullin e kampionit.