Valencia ka arsye për t’u shqetësuar nga sulmi i frikshëm i Atalantas

Valencia ka arsye për t’u shqetësuar nga sulmi i frikshëm i Atalantas

18 February 2020 11:43

Tifozët e Valencias kanë festuar kur klubit të tyre i është caktuar të përballet me Atalantan në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. Mirëpo, Valencia nuk duhet të marrë të lehtë përballjen, njofton “Marca” të martën.

Valencia do të përballet me Atalantan të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini ka ndërtuar një makineri të golave që mund ta rrezikojë çdo kundërshtarë.

Atalanta stinorin e kaluar në Serie A shënoi numrin më të madh të golave, ndërsa në këtë edicion në ligë ka arritur në shifrën e 63 golave, shifër që në pesë ligat më të mëdha e kanë shënuar vetëm Paris Saint-Germaini e Manchester City.

Nga ato 63 gola, slloveni Josip Iliçiq ka shënuar 15 dhe është golashënuesi më i mirë i skuadrës. Por, ai nuk është rreziku i vetëm që vjen nga Atalanta. Iliçiq, që mban numrin 72, ende nuk ka shënuar në Ligën e Kampionëve këtë stinor, por ai mund të bëjë magji si rrallë ndonjë lojtarë.

Forca më e madhe e Atalantas është numri i lojtarëve që mund të shënojnë.

Luis Muriel ka realizuar 13 gola, Duvan Zapata ka realizuar nëntë gola, ndonëse ka munguar pjesën më të madhe të stinorit, Robin Gosens ka arritur në tetë gola ani pse luan mbrojtës anësor, ndërsa Alejandro Papu Gomez e Mario Pashaliq kanë nga shtatë gola për kokë.

Sulmi i Atalantas nuk bën të nënvlerësohet, ndërsa forcën e këtij sulmi e kanë përjetuar në kurriz të vetin disa skuadra në Serie A këtë stinor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme