Kondogbia e vlerëson të vështirë periudhën e kaluar te Interi

Kondogbia e vlerëson të vështirë periudhën e kaluar te Interi

18 February 2020 11:31

Mesfushori i Valencias, Geoffrey Kondogbia ka vlerësuar periudhën e kaluar te Interi si të vështirë.

Kondogbia u transferua te Interi në verën e vitit 2015 nga Monaco, mirëpo vetëm dy vite më vonë ai u huazua te Valencia. Klubi spanjoll e transferoi atë në verën e vitit 2022 për 22 milionë euro.

Të mërkurën mbrëma Kondogbia me Valencian do të kthehet në qytetin e Milanos, ku Valencia do të përballet me Atalantan në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

“Unë kam shokë atje, si Marcelo Brozoviqin, Samir Handanoviqin apo Andrea Ranocchian. Ishte periudhë e vështirë te Interi me shumë ndryshme në postin e trajnerit. Fillimisht ishte Frank de Boer, më pas Stefano Vecchi e pastaj Stefano Pioli. Ishte ambient i komplikuar, por përvoja më ka shërbyer mua. Unë u rrita si lojtar dhe si njeri te Interi”, ka thënë Kondogbia për “Gazetta dello Sportin”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme