Interi ka arritur marrëveshje me drejtorin sportiv Piero Ausilio dhe pritet të zgjasë kontratën e tij deri në qershor të vitit 2022, bën të ditur “La Repubblica” të martën.
Presidenti i Interit, Steven Zhang është i lumtur me punën e Ausilios dhe ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re. Ausilio te Interi gjendet që nga viti 1998, ndërsa në postin e drejtorit sportiv është emëruar në vitin 2014. Nën direktivat e tij Interi ka transferuar emra si Marcelo Brozoviq, Stefan de Vrij, Milan Skriniar e Lautaro Martinez.