Sport

Liverpooli kërkon dyshen e Man. Cityt

Foto: Reuters

Liverpooli është duke u interesuar për transferimin e dy yjeve të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne e Aymeric Laporte, bën të ditur “Don Balon”.

Manchester Cityt i është ndaluar pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve në dy stinorët e ardhshëm për shkelje të rregullit të Fer Plejit Financiar të UEFA-s. Nëse konfirmohet vendimi edhe nga Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS), atëherë City mund të detyrohet të shesë lojtarët.

Liverpooli është duke qëndruar në gatishmëri dhe po shpreson në transferimin e dyshes De Bruyne-Laporte.

{gallery}