Sport

Milani fiton ndeshjen e fundit të xhiros

Milani e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 24-t në Serie A të Italisë. Të hënën mbrëma, Milani fitoi me rezultatin minimal, 1:0, ndaj Torinos.

Për Milanin ishte fitorja e dhjetë në këtë edicion. Renditet në pozitën e tetë me 35 pikë, sa i kanë edhe Verona e Parma, që kanë goldallim më të mirë. Ndërkohë Torino pësoi humbjen e 13-të, kurse me 27 pikë të mbledhura zë vendin e 14-të.

Kroati Ante Rebiq ka shënuar golin e vetëm për Milanin. Ai shënoi gol të bukur me goditje nga zona, në minutën e 25-të. Samuel Castillejo bëri asistimin.

Rebiq 26-vjeçar po kalon formë të lartë. Ai ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit. Për Milanin kjo është fitorja e parë ndaj Torinos që nga gushti i vitit 2016.