Xhaka, “mbret” i kartonëve të verdhë

Xhaka, “mbret” i kartonëve të verdhë

17 February 2020 20:52

Granit Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë të dielën në fitoren 4:0 të Arsenalit ndaj Newscastles. Kështu Xhaka është konfirmuar si “mbret” i kartonëve të verdhë në Premier League, ka shkruar të hënën gazeta e madhe zvicerane “Blick”.

Nga edicioni 2017\18 asnjë futbollist në kampionatin anglez nuk është ndëshkuar më shumë se Xhaka me kartonë të verdhë. Ai tashmë ka 27 ndëshkime me të verdhë.

Reprezentuesi i Zvicrës po i përmbahet stilit tij të lojës me shumë ndërhyrje dhe angazhim. Kjo po i kushton me marrjen e kartonëve, raporton Koha.net.

Luka Milivojeviq i Crystal Palace ka 26 kartonë për periudhë të njëjtë, ndërsa Abdoulaye Doucoure e Jose Holebas të Watfordit kanë nga 24 ndëshkime me të verdhë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme