Ekipet përfaqësuese të Kosovës në futboll kanë shënuar dy fitore të hënën në turne që po mbahen në Itali. Përfaqësuesja U-19 e futbollistëve në hapje të turneut “Roma Caput Mundi” fitoi ndaj skuadrës Frosinone. Koha e rregullt përfundoi 1:1, ndërsa Kosova fitoi 3:2 pas ekzekutimit të penalltive. Dhurim Zhuri ka shënuar golin për Kosovën.
Ndërkohë përfaqësuesja e futbollisteve, e përbërë nga lojtare të grupmoshave U-16, U-19 e U-23, ka mposhtur skuadrën Bolzano. Kosova fitoi 3:0 në kuadër të turneut “Il Calcio E’Rosa”, ka njoftuar FFK-ja. Fortesa Berisha, Donjeta Halili e Loreta Lulaj shënuan golat e fitores.