Të premten luhet ndeshja e parë e xhiros së 19-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. FFK-ja të hënën ka caktuar orarin e ndeshjeve të xhiros së ardhshme kampionale.
Të premten prej orës 13:00 luhet ndeshja Vushtrria – Drita. Drita të dielën fitoi derbin ndaj Gjilanit me shifrat 2:0 dhe në Vushtrri synon tri pikë të reja për të vazhduar garën për titull. Drita është e dyta në tabelë me 34 pikë, tri më pak se Ballkani që prinë. Vushtrria është e parafundit (11) me vetëm 15 pikë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën janë ndeshjet Llapi – Feronikeli e Drenica – Prishtina, ndërsa tri ndeshje tjera janë të dielën. Ballkani e pret Ferizajn, Gjilani takohet me Flamurtarin, ndërsa Trepça ’89 me Dukagjinin.