Sport

Hysaj lëndoi gjurin në ndeshjen ndaj Cagliarit

Descriptive Text

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka marrë lëndim të gjurit të djathtë të dielën në ndeshjen që skuadra e tij Napoli e fitoi në udhëtim ndaj Cagliarit me rezultatin 1:0, në Serie A.

Hysaj asistoi golin e vetëm të ndeshjes, të shënuar nga Dries Mertens.

Hysaj mori një lëndim të gjurit dhe u zëvendësua në minutën e 80-të.

“Elseid Hysaj, që është zëvendësuar për shkak të një lëndimi në fundin e ndeshjes mes Cagliarit dhe Napolit, ka marrë një goditje në gjurin e tij të djathtë. Gjendja e mbrojtësit do të evaluohet të hënën”, është njoftuar në faqen zyrtare të Napolit.