Sport

Dortmundi me fitore të thellë ndaj Frankfurtit

Foto: Reuters

Dortmundi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Frankfurtit, në ndeshjen hapëse të javës së 22 në Bundesligë.

Vendasit shënuan fitore prej 4 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte Piszczek ai që shënoi golin e parë në minutën e 33 pas asistimit nga Hakimi.

Kurse në pjesën e dytë Dortmundi shënoi edhe tre herë, përmes Sanchos, Haalandit e Guerreiros.

Me këtë fitore Dortmundi arrin në kuotën e 42 pikëve, derisa mban vendin e dytë. Kurse Frankfurti në vendin e nëntë ka 28 pikë.