Sport

Barcelona do të paguajë klauzolën e Martinezit

Foto: Reuters

Barcelona ka vendosur që në fund të këtij edicioni të transferojë në radhët e veta, sulmuesin e Interit, argjentinasin Lautaro Martinez.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se Barcelona do të paguajë klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 111 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e tij, transmeton Koha Ditore.

Martinez, te Barcelona shihet si përforcim i madh dhe zëvendësim ideal për uruguajanin Luis Suarez. Martinez këtë edicion është njëri prej lojtarëve kryesor te Interi dhe sulmuesi më i vlerësuar në kampionatin italian.

22-vjeçari, këtë edicion ka shënuar 16 gola në 28 paraqitje për Interin në të gjitha garat. Ai te Interi u transferua në verën e vitit 2018 nga Racing Club për 25 milionë euro dëmshpërblim dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2023.

Martinez ka edhe nëntë gola në 19 ndeshje me Argjentinën.