Sport

Otamendi mbetet te City

Foto: Reuters

Qendërmbrojtësi argjentinas Nicolas Otamendi nuk do të largohet nga Manchester City në fund të këtij edicioni, pasi do të respektojë deri në fund kontratën e tij që i skadon në vitin 2020.

Në një intervistë për mediumet angleze të premten, Otamendi ka thënë se ndihet shumë mirë te City dhe tashmë i ka bërë me dije edhe krerëve të klubit se nuk do të largohet, transmeton Koha Ditore.

“Kam edhe dy vite kontratë te City dhe do të mbetem këtu, pavarësisht ofertave”, ka thënë Otamendi që ka tre tituj kampioni të Anglisë me Cityn.

32-vjeçari, këtë edicion ka 27 paraqitje kurse ka luajtur edhe te Valencia e Porto në Evropë