Edicioni aktual mund të jetë i fundit për Milot Rashicën te Werder Bremeni. Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Altin Lala, raportuan të premten mediat gjermane.
“Ju duhet të jeni të gatshëm për të gjithë skenarët”, ka thënë Lala për mundësinë e largimit të Rashicës në rast se Werderi nuk siguron mbijetesën në Bundesligë, transmeton Koha Ditore.
Rashica është prej pak pikave të ndritura të Werderit këtë edicion. Skuadra po garon për mbetje në Bundesligë.
“Nuk dua të përmend emra. Por ka skuadra të interesuara”, ka shtuar Lala.
Rashica ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.
-
14 shkurt 2020 21:08
-
Shpërndaje në: