Sport

Gjilani përforcohet me Shalën

Sulmuesi i krahut, Adenis Shala, është përforcimi më i ri te skuadra e Gjilanit. Ekipi gjilanas ka prezantuar të enjten Shalën, i cili ka firmosur kontratë afatgjate me skuadrën e re.

Shala në pjesën e parë të këtij edicioni ka luajtur te Ferizaj dhe ka realizuar dy gola në Superligën e Kosovës.

Para Ferizajt, Shala karrierë ka bërë edhe te Feronikeli, Flamurtari e Vëllaznimi. Ai ka luajtur edhe për gjeneratat e reja të Hajdukut e Fenerbahçes.

“Gjilani ka arritur të përforcohet me sulmuesin e krahut, Adenis Shala. Shala pritet të shtojë edhe më shumë kualitetin brenda skuadrës së Gjilanit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjilanit.

Skuadra gjilanase pjesën e parë të këtij edicioni e ka mbyllur në pozitën e dytë në tabelë me 32 pikë, dy më pak se Ballkani që është lider. Këtë vikend nis pjesa e dytë e këtij edicioni në Superligë, kurse Gjilani do të luajë kundër Dritës.