Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu transferohet te Lechia Gdansk

Foto: FC Lechia Gdansk

Mesfushori Egzon Kryeziu është larguar nga kampionati slloven për të vazhduar karrierën në Poloni. Kryeziu të enjten është prezantuar te skuadra elitare e Polonisë, Lechia Gdansk.

19-vjeçari te Lechia Gdansk është transferuar nga skuadra e Triglavit për 350 mijë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Kryeziu me ekipin polak ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2022, me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjerë.

“Egzon Kryeziu është mesfushori më i ri i ekipit tonë, i cili është transferuar nga Triglavi dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2022 me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjerë”, thuhet në njoftimin e Lechias.

Kryeziu këtë edicion te Triglavi ka regjistruar 20 paraqitje në kampionat, duke shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.

Edhe Pllana largohet nga Lechia Gdansk Futboll Pllana largohet nga Lechia Gdansk

Ai ka një paraqitje me Përfaqësuesen U-21 të Sllovenisë, kurse më herët ka luajtur edhe me gjeneratat U-19, U-18 e U-17.

Kryeziu si futbollist është zhvilluar te skuadra e Triglavit, që bën gara në ligën e parë të Sllovenisë. Lechia Gdansk zë vendin e shtatë në Poloni.