Pasi eliminoi mbrëmë Prishtinën, Ylli sot e ka mposhtur edhe Bashkimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Ylli fitoi këtë përballje me rezultat prej 78-69, për t’u kualifikuar në finale të Kupës, transmeton Koha.net.
Më meritori për këtë fitore të Yllit ishte Devonte Broëen, i cili shënoi 17 pikë, pati 7 kërcime e 3 asistime.
Kurse te Bashkimi më të mirët ishin Stevie Clark e Corey Ross me 19, përkatësisht 18 pikë të shënuara, por që nuk ishin të mjaftueshme për ta kualifikuar klubin nga Prizreni në finale.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet sot ndërmjet Rahovecit dhe Pejës.