KB Bashkimi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.
Këte e arriti pas fitores bindëse ndaj KB Feronikelit në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, transmeton Koha.net.
Klubi nga Prizreni e fitoi këtë përballje me rezultat 90-76.
I pandalshëm në këtë fitore të Bashkimit ishte Stevie Clark, i cili shënoi 31 pikë, pati 7 kërcime e 6 asistime.
Te Feronikeli më i miri në parket ishte Dayon Griffin me 18 pikë, 7 kërcime e 4 asistime.
Bashkimi i bashkohet në gjysmëfinale Rahovecit dhe Pejës, derisa gjysmëfinalisti i fundit do të mësohet pas sfidës së sotme ndërmjet Prishtinës e Golden Eagle Yllit.