Sport

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna janë vendosur në shtëpinë e amshimit

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna janë vendosur në shtëpinë e amshimit
 

Një funeral privat është mbajtur të premten në Kaliforni, për legjendën e basketbollit Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13-vjeçare Gianna, të cilët vdiqën gjatë muajit të kaluar bashkë me shtatë persona të tjerë, në një aksident me helikopter.

Sipas mediave të huaja, Kobe dhe Gianna, janë varrosur në lagjen e njohur të Kalifronisë, “Corona Del Mar”, disa ditë para se të mbahet ceremonia përkujtimore e cila do t’i nderojë të gjitha viktimat e këtij aksidenti tragjik. Kjo ngjarje publike do të zërë vend më 24 shkurt’ në qendrën “Staples Center” në Los Angeles.