Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Klubi pejan arriti të fitojë ndaj Ponte Prizrenit 97:86 për të siguruar vend në katër më të mirat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pejanët nisën më mirë ndeshjen duke fituar tri periudhat e para për të hyrë në dhjetëminutëshin e fundit të sigurt. Periudha e katërt i takoi Pontes, por jo mjaftueshëm për të evituar humbjen.

Henrik Sirko u dallua te Peja me 28 pikë e 18 kërcime.