Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra e Fenerbahçes.
Interesim për sulmuesin e Prizrenit ka shprehur së fundi skuadra tjetër e Premier Leagues, Aston Villa, kanë raportuar të hënën mediumet në Angli.
Siç raportohet në Angli, Aston Villa është e gatshme t’i shpenzojë 35 milionë euro për ta transferuar nga Fenerbahçe, raporton KTV.
Krahas Aston Villës, interesim për qendërsulmuesin kanë shprehur edhe Manchester Unitedi, Leicester City, Tottenhami, Lazio, Monaco dhe disa skuadra të tjera evropiane.
25-vjeçari te Feneri u transferua në verën e vitit të kaluar nga skuadra tjetër turke, Rizespor, dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.
Ai këtë edicion për Fenerbahçen në Superligën turke ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 20 ndeshje.