Sport

Kuka ndihet krenar për suksesin e nxënëseve të tij

Trajneri i mirënjohur kosovar i xhudos, Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndihet shumë krenar me suksesin e nxënëseve të tij.

Distria Krasniqi e Nora Gjakova sot ishin fantastike në Grand Slamin në Paris duke rrëmbyer medaljen e artë, përkatësisht të bronztën, transmeton Koha.net.

E kjo ishte hera e parë që Gjakova arrin të marrë medalje në Paris.

“Nora e bronztë. Medalja e saj e parë në Paris. Sa krenar që jam me nxënëset e mia dhe atë aty në zemër të Francës. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.