Sport

Barcelona e gatshme të shesë Coutinhon për 80 milionë euro

Barcelona është e gatshme të shesë brazilianin Philippe Coutinho për 80 milionë euro, transmeton Koha.net.

Ish-lojtari i Liverpoolit ishte bashkuar me Barcelonën në janarin e vitit 2018 për 167 milionë euro, raporton Goal. Megjithatë ai ka dështuar të përmbushë pritshmëritë.

Ai më pas u huazua te Bayerni, por edhe aty duket se nuk po arrin të bindë gjigantin bavarez.

Mundo Deportivo tani raporton se Barcelona është e gatshme të reduktojë çmimin për shitjen e tij në afatin kalimtar të verës.