Sport

Dumoshi premton përkrahje për KOK-un

Dumoshi premton përkrahje për KOK-un

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin diskutuan për planet dhe bashkëpunimin mes MKRS-së dhe KOK-ut me qëllim të ngritjes së sportit në përgjithësi.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi shprehi gatishmërinë për përkrahjen e vazhdueshme të KOK-ut, me synimin që mbështetja të rritet vit pas viti në mënyrë që të arrihen sa më shumë suksese e cilësi në fushën e sportit vendor.