Sport

Gjilani përforcohet me Azizin

Skuadra e Gjilanit po vazhdon të jetë mjaft aktive në afatin kalimtar.

Ekipi nga Anamorava ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Fatlind Azizi, transmeton KTV.

Azizi luan në pozitën e mesfushorit dhe ishte pjesë e ekipi të të rinjve të Fernerbahçes.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit.

“SC Gjilani ju njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fatlind Azizi. Klubi ka ‘firmosur’ me mesfushorin 19-vjeçar, duke e parë si të domosdoshëm për objektivat që janë vënë për këtë edicion”, thuhet në njoftimin e klubit

19-vjeçari i është bashkuar ekipit në stërvitje dhe është i gatshëm për stinorin pranveror.