Rezultatet e dobëta këtë sezon dhe largimi i trajnerit Ernesto Valverde, ka bërë që të ketë tensione të mëdha në kampin e Barcelonës.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abdial, ka sqaruar gjithçka që ka ndodhur në klub gjatë këtij afati kalimtar, duke folur edhe për situatën e lojtarëve, transmeton KTV.
Ai ka thënë se disa lojtarë ishin të pakënaqur dhe nuk kishin punuar mjaftueshëm, duke i fajësuar ata për shkarkimin e Valverdes.
Kjo nuk i pëlqeu yllit të Barcelonës, Lionel Messit, i cili reagoi në rrjete sociale.
“Kur t’i përmendni lojtarët, është mirë të flisni me emra. Nëse nuk i tregoni ata, atëherë këtu nuk ka asgjë të vërtetet”, ka shkruar Messi.
Situata e krijuar në kampin katalunas ka bërë që edhe presidenti i klubit, Bartomeu, të ftojë në një takim Abidalin, për ta sqaruar gjithë këtë situatë.