Sport

Autsajderi Sheffield United po synon një vend në Ligën e Kampionëve

Kur bëhet fjalë për storiet më të mëdha të autsajderëve në Premier League, asgjë nuk mund të rivalizojë fitimin e titullit nga Leicester City në stinorin 2005-06, ndonëse koeficienti i vënë nga bastoret për të fituar titullin, ishte 5000-1 në fillim të stinorit.

Por, është një storie tjetër që po gatuhet. Një seri tjetër që nuk po ka fund, shkruan sot Koha Ditore.

Mund të kulmojë me kualifikimin e Sheffield Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Sheffield United ishte në vend të fundit në kategorinë e tretë vetëm tre vjet e gjysmë më parë, por tash zë vendin e gjashtë në Premier League dhe po lufton me klubet, si Chelsea, Tottenham e Manchester United për vendin e katërt dhe të fundit nga elita angleze që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Është një skuadër, sulmuesi kryesor i së cilës nuk ka shënuar ende gol këtë stinor, e qendërmbrojtësit e së cilës – në një taktikë unike – shkaktojnë kaos duke u nisur para në sulm, por shpesh e gjejnë veten më të avancuar sesa mesfusha. Po ashtu, është skuadër që ka një trajner të lindur në Sheffield, i cili ka qenë mbledhës i topave në stadiumin ku tash punon.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)