Sport

Një “gladiator” nga Argjentina me prejardhje nga Polonia e Italia

Pas maskës është një djalë. Pak para Krishtlindjes së vitit 2016, Paulo Dybala humbi penalltinë e fundit me Juventusin në ndeshjen e Superkupës së kundër Milanit.

Kjo huqje ishte në mendjen e tij për disa ditë dhe derisa po shikonte filmin “Gladiatori”, Dybalas i erdhi një ide. Që nga ai moment, Dybala ka festuar çdo gol duke e vendosur dorën në gjithë fytyrën, me gishtin e madh dhe gishtin tregues të zgjatur për të imituar një maskë, transmeton Koha Ditore shkrimin e The Guardian. 

Kjo mënyrë e festimit të tij ka ndodhur shumë shpesh, pasi prej asaj kohe ka shënuar 64 gola, duke nisur me një penallti të realizuar qysh në ndeshjen e radhës, pas asaj të Superkupës. Dybala tashmë identifikohet me këtë maskë, për të cilën thotë se nuk është vetëm “një mënyrë e festimit të golit, por edhe një mesazh”.

Numri dhjetë i Juventusit thotë se kjo mënyrë e festimit është frymëzuar nga penalltia e humbur dhe filmi që e kishte shikuar. Insiston se kjo maskë nuk është mbrojtje apo mburojë emocionale, por thjesht një mesazh për të gjithë se Dybala nuk thyhet lehtë, pavarësisht situatave.

“Unë me këtë lloj festimi kam dashur t’u dëshmoj të gjithëve se nuk jam dëshpëruar nga penalltia që e humba në Superkupë, por u ktheva më i fortë. Pra, si gladiator dhe tifozët e kanë kuptuar dhe kanë mirëpritur mënyrën time të festimit të golave”, shpjegon Dybala. “Kam dashur të jap një mesazh se, pavarësisht momenteve të këqija, ne si futbollistë duhet të vazhdojmë të luftojmë. Pra, të mos dorëzohemi”.

Derisa flet me zë të butë dhe emocional për maskën e gladiatorit, Dybala vjen të pyetja e pashmangshme ku menjëherë fillon të qeshet me të madhe. Natyrisht, pyetja ishte për Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

“Unë jam i vetmi lojtar që e ndaj zhveshtoren me të dy dhe njerëzit e shohin këtë si arritje të madhe. Natyrisht, jam i privilegjuar dhe më vjen mirë. Ronaldon e kam te Juventusi, kurse Messin tek Argjentina dhe që të dy i kam shokë të mirë. Njerëzit vazhdimisht më pyesin për këtë, por unë thjesht nuk e di se çfarë t’u them”, thotë Dybala, duke qeshur.

Pyetët edhe se cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi?

“Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjem”, shton ai, po duke qeshur.

Ai përgjigjet në çdo pyetje me ndershmëri e çiltërsi dhe përgjigjet e tij vlerësohen shumë. Flet për ngrohjen globale, për librat dhe ekspozimin. Por, jo edhe se kush është më i mirë, Ronaldo apo Messi.

"Ne jemi njerëz dhe ndodh që nganjëherë gjërat dikush t’i shohë në mënyrë negative. Kështu që, mund të flasim për gjithçka tjetër, por jo edhe për pyetjen e mëparshme. Thjesht, nuk mund të përgjigjem në të”, insiston sërish Dybala....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)