Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Messi refuzon kontratë afatgjate me Barçën

Sulmuesi Lionel Messi, është i gatshëm qysh tash ta nënshkruajë kontratën e re me Barcelonën.

Por, ai insiston që kontrata e tij të mos jetë afatgjate, ashtu siç kërkohet nga drejtuesit e klubit, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Messi ka kontratë deri në verën e vitit 2021 me Barcelonën dhe dëshira e tij është të mbesë pjesë e kësaj skuadre, por që të vlerësohet nga viti në vit.

32-vjeçari është zhvilluar si futbollist te Barcelona, derisa këtë edicion në të gjitha garat në 22 ndeshje ka shënuar 17 gola dhe ka kontribuuar me nëntë asistime.