Sport

Coutinho i padëshiruar te Barcelona

Descriptive Text

Barcelona është duke planifikuar ta shesë Philipe Coutinhon.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit katalonjas janë në pritje të ofertave për lojtarin, transmeton KTV.

Madje, krerët e klubit janë të gatshëm ta shesin qysh në këtë afat kalimtar Coutinhon.

Braziliani aktualisht është i huazuar te Bayern Munich.

Por edhe klubi “bavarez” nuk po e mendon transferimin e lojtarit për shkak të çmimit të lart që kërkon Barcelona.

Coutinho ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023.