Barcelona po tenton ta shesë gjatë këtij afati kalimtar të janarit, Ivan Rakitiqin.
Sipas mediave spanjolle, katalunasit janë në pritje të ofertave për mesfushorin.
Kroati nuk po gjen hapësira në formacionin bazë te Barcelona, duke qenë i pakënaqur me situatën e krijuar, transmeton KTV.
Për shërbimet e mesfushorit, interesim kanë shprehur skuadra si Juventusi, Interi dhe së fundi Manchester United.
Barcelona, për ta liruar lojtarin, kërkon mbi 30 milionë euro.
Rakitiqi ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021.