Sport

Berisha e Hadërgjonaj zgjedhin klube më të vogla për minutazhë më të madhe

Berisha e Hadërgjonaj zgjedhin klube më të vogla për minutazhë më të madhe
 

Reprezentuesit e Kosovës, Valon Berisha e Florent Hadërgjonaj, pritet t’u japin fund vuajtjeve sa i përket minutazhës te skuadrat e tyre aktuale – Lazio dhe Huddersfield.

Që të dy futbollistët karrierën do ta vazhdojnë në skuadra të kampionateve të tjera, por që edhe në mjedisin e ri do të kenë vuajtje, por do të jenë më të ëmbla. Skuadrat ku Berisha e Hadërgjonaj do të luajnë në pjesën e dytë të këtij edicioni, po luftojnë për mbijetesë në kampionatet përkatëse.