Arsenali zyrtarizon qendërmbrojtësin e ri

Arsenali zyrtarizon qendërmbrojtësin e ri

29 January 2020 14:21

Arsenali ka konfirmuar transferimin e qendërmbrojtësit spanjoll Pablo Mari.

Ai është huazuar nga Flamengo deri në fund të sezonit aktual.

26-vjeçari pati 22 paraqitje për Flamengon që kur iu bashkua në korrikun e vitit të shkuar nga Manchester City.

Në të kaluarën ka luajtur edhe te Girona, te Nac Breda, e te Deportivo La Coruna.

“Topçinjtë” kanë të drejtë të shfrytëzojnë opsionin për blerjen e përhershme të lojtarit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme