Kosova (U19), grumbullim me lojtarët e kampionatit vendor

Kosova (U19), grumbullim me lojtarët e kampionatit vendor

29 January 2020 09:26

Trajneri i Përfaqësueses U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi, do të mbajë grumbullimin e radhës me futbollistët e kampionatit vendor të gjeneratës 2003, ka njoftuar të martën Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Krasniqi ka publikuar listën me emrat e 24 futbollistëve, të cilët të mërkurën (sot) dhe të enjten do të stërviten në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë.

Futbollistët e ftuar janë: Artim Kutleshi, Alket Bajrami, Granit Shabani, Festim Haxhiu (Llapi), Andi Salihu, Valon Pllana, Redon Syla (Prishtina), Diar Halili, Lorik Rexhepi, Ledon Krasniqi (2 Korriku), Marin Reka, Diart Geci, Granit Latifi (SHF Kurda), Art Sherifi, Jon Shehu (SHF Besëlidhja), Dren Nura, Ilija Iviq (Flamurtari), Edvin Qeshko, Fatjon Bunjaku (SHF Lushta), Selim Halabaku, Fatlum Leka (Gjilani), Januz Miftari, Ardian Hasani (Trepça ’89) dhe Leonard Bllacaku (Kosova P.).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme