Sport

Shorti i FA Kupës pritet të ballafaqojë Liverpoolin me Chelsean dhe Rooneyn me Unitedin

Foto: Reuters

Liverpooli pritet të përballen me Chelsean në Kupën angleze FA në rrethin e pestë, ndërsa Manchester City do të udhëtojë tek Sheffield Wednesday i Atdhe Nuhiut pas shortit të hedhur të hënën.

Ekziston mundësia për një ribashkim të Wayne Rooneyt me Manchester Unitedin pasi që klubi i ri i ish-sulmuesit anglez, Derby County, mund t’i presë Djajtë e Kuqë nëse kalojnë ndeshjen e kthimit kundër Northampton Townit, raporton Koha.net.

Liverpooli duhet të fitojnë ndeshjen e kthimit me Shrewsbury Town në Anfield për t’u përballur me Chelsean e Frank Lampardit.

Por, një gjë është e sigurt se një përballje do të jetë krejtësisht me skuadra të Premier Ligës pasi ose Southampton ose Tottenham Hotspur do të presin Norwich Cityn, kurse Leicester City do të takohet me Coventry Cityn apo Birmingham Cityn.

Kampionët e Premier Ligës do të udhëtojnë tek skuadra e Championshipit anglez, Sheffield Wednesday i Atdhe Nuhiut, ndërsa edhe Sheffield United do të përballet me një skuadër nga liga e dytë, Readingun ose Cardiff Cityn.

Ndeshjet do të luhen në javën që korrespondon me 3 marsin.

  • Shorti i FA Kupës për rrethin e pestë:
  • Sheffield Wednesday v Manchester City
  • Reading/Cardiff City v Sheffield United
  • Chelsea v Shrewsbury Town/Liverpool
  • West Bromwich Albion v Newcastle United/Oxford United
  • Leicester City v Coventry City/Birmingham City
  • Northampton Town/Derby County v Manchester United
  • Southampton/Tottenham Hotspur v Norwich City
  • Portsmouth v Arsenal