Sport

James s’përmban lotët për vdekjen e Bryantit

Lojtarët e LA Lakers janë në zi pas vdekjes së legjendës së klubit, Kobe Bryant, në një aksident ajror.

Lojtarët e klubit të njohur të NBA-së ishin duke u kthyer në Los Angeles nga Philadelphia kur kuptuan për lajmin për vdekjen e 41-vjeçarit.

Me të arritur në Los Angeles lojtarët u panë të mërzitur, me yllin LeBron James që është parë në lot e teksa përqafonte një grua gjatë rrugës.

Vdekja e Bryantit erdhi vetëm një ditë pasi LeBron ia kaloi në listën e top-koshashënuesve në historinë e NBA-së. Të dy kishin shprehur respektin për njëri-tjetrin pas kësaj të arriture.

Pos Bryantit, në aksidentin me helikopter vdiqën edhe tetë persona të tjerë, përfshirë të bijën e Bryantit.