Sport

Sevilla favorite për Suson

Sevilla favorite për Suson

Sulmuesi i krahut, Suso, do të largohet nga Milani për të vazhduar karrierën në La Liga, te Sevilla. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Sevilla është favorite për transferimin e Susos gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mësohet se ekipi spanjoll i ka ofruar Milanit dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh, për të siguruar shërbimet e Susos, transmeton Koha Ditore.