Sport

Evertoni kërkon Allanin

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, po interesohet për transferimin e mesfushorit të Napolit, Allan, bëri të ditur “Sky Sport Italia” të enjten.

Braziliani është duke u kërkuar nga disa skuadra, por Evertoni po insiston që të transferojë atë në Premier League, transmeton Koha Ditore.

Ancelotti ishte bindur me kualitetet e Allanit sa ishte trajner i Napolit më herët këtë stinor dhe po shpreson ta angazhojë atë në Angli.

Allan te Napoli gjendet që nga vera e vitit 2015, kur u transferua nga Udinese për 11.5 milionë euro. Kontrata e tij me skuadrën e Serie A të Italisë skadon në verën e vitit 2023.

Në 20 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor, Allan ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.