Tottenhami ka shënuar fitore prej 2 me 1 në shtëpi ndaj Norwichit, për të rritur gjasat për një vend në top katërshe.
Skuadra e Jose Mourinhos kaloi në epërsi në minutën e 38 përmes Dele Allit, transmeton Koha.net.
Shifrat i barazoi Pukki në minutën e 70 nga penaltia.
Kurse golin e fitores për Tottenhamin e shënoi Son Heung-Min në minutën e 79.
Me këtë fitore Tottenhami arrin në kuotën e 34 pikëve, 6 më pak se vendi i katërt Chelsea. Kurse Norwichi në vendin e fundit ka 17 pikë.