Philipe Coutinho do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit, atëherë kur i përfundoi huazimi.
Klubi gjerman që ka të drejtë të blejë lojtarin, sipas “Bildit”, nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pasi drejtuesit e Bayernit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e brazilianit, pavarësisht 7 golave, e po aq asistimeve në 17 ndeshje, transmeton KTV.
Coutinho do të rikthehet te Barcelona, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2023, dhe ardhja e trajnerit Quique Setien, mund të jetë pozitive për brazilianin.
Për mesfushorin ofanziv, janë të interesuara edhe disa klube të mëdha evropiane.