Bayerni huazon Odriozolan e Realit

Bayerni huazon Odriozolan e Realit

22 January 2020 11:14

Bayern Munichu ka konfirmuar transferimin e Alvaro Odriozolas së Real Madridit.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka kaluar në Gjermani në formë huazimi deri në fund të sezonit.

24-vjeçari ka kryer testet mjekësore dhe do të nisë qysh sot stërvitjet me klubin e ri.

“Pas diskutimeve të brendshme, kemi arritur të përcjellim dëshirat e trajnerit Hansi Flick për përforcimin e mbrojtjes dhe vendosëm të shkonim për Alvaro Odriozolan. Jemi të lumtur për këtë transferim dhe falënderojmë Realin për bashkëpunimin”, ka thënë kryetari i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge.

Odriozola i ishte bashkuar Realit më 2018 nga Sociedadi dhe ka fituar Kupën e Botës për Klube në sezonin e parë. Ka edhe katër paraqitje për kombëtaren e Spanjës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme