Sport

Një klub në Egjipt nënshkruan me një futbollist 75-vjeçar

Një klub i futbollit nga divizioni i tretë i garave në Egjipt ka zyrtarizuar futbollistin Ezz El-Din Bahader, i cili ka nënshkruar kontratë në moshën 75-vjeçare.

Edhe pse s’dihet a do të luajë në fushë, ai është bërë futbollisti profesionist më i moshuar në botë, duke thyer rekordin e Isak Hayik, që luajti deri në moshën 73-vjeçare për një klub në Izrael.

“Sot, Federata e Futbollist në Egjipt ka regjistruar futbollistin më të moshuar në botë gjatë afatit kalimtar të dimrit. Ai është 75-vjeçari Ezz El-Din Bahader, që ka nënshkruar për klubin 6 October në divizionin e tretë”, ka njoftuar federata që ka shtuar se 75-vjeçari po bëhet gati për të hyrë në librin e rekordeve “Guiness”.

S’janë bërë të ditura akoma detajet e kontratës së futbollistit.