Liverpooli mendon ta largojë Shaqirin gjatë verës Foto: Reuters

Liverpooli mendon ta largojë Shaqirin gjatë verës

22 January 2020 10:33

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli gjatë verës, pasi klubi refuzoi dy oferta për huazim.

Sevilla e Roma kishin kërkuar huazimin e lojtarit në afatin kalimtar të janarit, por ofertat ishin refuzuar nga skuadra e pamposhtur deri tash në Premier Ligë.

Sipas “The Mirror”, 28-vjeçari mund të largohet gjatë verës, pas transferimit të Takumi Minaminos, që preferohet nga trajneri Jurgen Klopp.

Reprezentuesi i Zvicrës është paraqitur vetëm në dhjetë ndeshje këtë sezon, me vetëm gjashtë prej tyre që ishin në Premier Ligë.

Për ish-yllin e Bayernit, Liverpooli raportohet se do të kërkojë rreth 30 milionë euro.

Ai ishte transferuar te Liverpooli në vitin 2018 nga Stoke City.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme